Mjeku tha që s’kishin mjete mbrojtëse. Manastirliu riposton selfien që mjeku ka bërë me veshjen mbrojtëse

E publikuar: 11/03/2020 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjeku Ilir Allkja doli në një video në konferencën e shtypit të kryetarit të PD Lulzim Basha duke thënë se ishte future në karantinë për shkak se kishte vizituar tre persona që kishin simptoma të koronavirusin. Ai thoshte se vizitat i kishte bërë pa pajisje mbrojtëse.

Por ministrja Manastirliu ripostoi fotot që vetë mjeku kishte bërë me veshje mbrojtëse dhe komenton duke thënë:
Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”, siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale. Nuk e di në cilën gjuhë të botës mund t’i thuhet Lulzim Bashës, që kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale! Por di që kjo foto është postuar nga vetë mjeku që u prezantua sot nga Lulzim Basha, njësoj si “1.2 milion maskat helmuese” që dje!
#Turp dje #Turp sot

Në foton që vetë mjeku kishte publikuar me veshje mbrojtëse shkruante:
Gjithsesi me sakrificat tona per të shpëtuar jetët e pacientëve do të glorifikohen drejtorët, politikanët …

Ndërsa në videon që u shfaq edhe në konferencën e PD, ai thoshte se: Po shërbejmë me vetëmohim. Unë sot jam i vetëkarantinuar deri sa të verifikohet gjendja ime shëndetësore pasi dje kam vizituar tre pacientë me koronavirus, pa veshjen speciale. Më dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordonimit të Urgjencave na dërgojnë pa veshjet speciale në raste që na i paraqesin dhe neurologjike apo gastroentorologjike, por kemi konstatuar se janë raste me koronavirus.
Kemi shkuar atje me maske kirurgjike ndërkohë që duhej të shkonim me veshje të posaçme. Kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore dhe drejtorin: Kërkoni dhe pyesni nëse pacientët kanë temperaturë dhe simptoma të koronavirus. Ju lutem na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar. Ju lutem na nisni veshjen speciale për çdo rast të dyshuar, veshjet vlejnë shumë më pak se sa jeta jonë”, tha ai./top channel/