Mjeku nga Deçani “godet” Ali Ahmetin: E ke të ndaluar ardhjen në Deçan!

E publikuar: 16/11/2017 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjeku nga Deçani, Jelini Haklaj, përndryshe mik i afërt i Beg Rizajt, ka goditur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Duke publikuar një fotografi nga një prej vizitave të Ali Ahmetit në Deçan, Haklaj ka shkruar: “Haram të qoftë buka , uji dhe gjitha t’mirat tjera të panumërta që i gëzove në Deçan”, shkruan TetovaPress.
“Nga Hero je kthyer në Zero”, ka shkruar më tej Haklaj.
Ja postimi i tij i plotë:
Dikur Ali Ahmeti u priste si hero në Deçan sepse bacë Ilmi Haradinaj i tha publikisht se nuk të dua ndrryshe pos si djemt e mi , pastaj atë e përcjellshin djemt më të devotshëm që kishin trojet tona.
Isht pikërisht Heroi i Kombit Beg Rizaj që e shoqëronte gjithandej .
Begu me shokë u tradhëtua pikërisht nga aparati “Klani i Zajazit & Co ” .
Sot Ali Ahmeti e ka të ndaluar Deçanin dhe duhet t’i ndalohet i gjithë territori i Kosovës deri sa të jep përgjegjësi për tradhtinë e rastit të Kumanovës .
Nga Hero je kthyer në Zero.
Haram të qoftë buka , uji dhe gjitha t’mirat tjera të panumërta që i gzove në Deçan .
Tradhtar i Kombit.