Mjeku kosovar: Respektimi i masave antiCOVID-19, rruga e vetme për ta mbrojtur njëri-tjetrin

E publikuar: 05/07/2020 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Visar Berisha ka reaguar pas shtimit të rasteve të vdekjeve dhe infeksioneve të reja me koronavirus në nivel vendi.

Derisa IKSHPK ende nuk ka publikuar rezultatet e 24 orëve të fundit, ato të mëhershme tregojnë për një rekord të zi prej 178 infeksione të reja, prej tyre më së shumti në Prishtinë – 81.

Në një postim në Facebook, mjeku Visar Berisha ka folur për masat e reja të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai thotë se marrja e këtyre masave është bërë me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, nga i cili deri më tash në Kosovë janë prekur 3356 persona, prej tyre 1874 të shëruar dhe 66 të vdekur.

“Do të vazhdojmë kështu derisa nuk e pranojmë të gjithë si shoqëri se respektimi i masave, kujdesi dhe bashkëjetesa në distancë me virusin janë rruga e vetme për ta mbrojtur njëri-tjetrin”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë në Facebook pa ndërhyrje:

Kur jemi mandatuar me 03 Qershor ne e kemi gjetur shoqerinë e bashkë me te edhe ekonomine te hapur, pas nje mbyllje te domosdoshme qe kishte ndodhur per mbi dy muaj.

Në kete hapje te re e kemi pa qysh ne fillim se askush nuk ishte i gatshem e as i pergatitur te bashkjetoj ne distance me virusin.

Qysh ne fillese jemi gjetur para dy alternativave; ta nxisim shoqerine, njeri-tjetrin, familjaret tane qe te respektojne rekomandimet te cilat do ta mbajne ne distance virusin ose ta mbyllim prap shoqerine.

Ne perqafuam alternativen e pare duke e sfiduar rezistencen shoqerore per t’i respektuar masat dhe mbajtur maskat. Por edhe duke bashkndje me gjithe ate vuajtje njerezore te shkaktuar nga kjo baterdi virusale si dhe dhembjen e gjithe atyre qe kane humbur punen dhe jane varferuar ne kete periudhe.

Per fat te keq, sot na u dasht te ndrrojme ane dhe t’i kthehemi pa deshire masave shternguese. Ky NUK ishte vullneti yne por udhekryqi ne te cilen na sjelli refuzimi per te respektuar masat na detyroj te bejme ate qe nuk e do askush, kufizimin dhe mbylljen.

Do vazhdojme keshtu deri sa nuk e pranojme te gjithe si shoqeri se respektimi i masave, kujdesi dhe bashkjetesa ne distance me virusin jane rruga e vetme per ta mbrojtur njeri-tjetrin.