Mjeku kosovar preket me coronavirus, izolohen tri infermiere

E publikuar: 14/06/2020 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qyteti i Mitrovicës po vazhdon të jetë një ndër komunat më të prekura me Covid-19 në Kosovë. Ditë më parë në këtë Komunë janë konfirmuar raste të reja me koronavirus.

E pa u prekur nga virusi nuk shpëtoi edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Bëhet fjalë për një person nga stafi mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për T7 drejtori i kësaj qendre, Fevzi Sylejmani.

Sylejmani tha se bëhet fjalë për një mjek nga reparti i mjekësisë familjare.

Sylejmani shtoi se pas gjurmimit të kontakteve janë izoluar edhe tri infermiere.

Sylejmani shtoi se deri më tani askush tjetër nga stafi nuk ka rezultuar pozitiv.

E infektimin e mjekut e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani.

Barani theksoi se mjeku ka kohë që është vetëizoluar./FrontOnline/