Mjeku i njohur shqiptar zbulon sa do zgjasë kjo situatë dhe jep lajmin e mirë

E publikuar: 13/03/2020 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjeku i njohur Tritan Kalo u shpreh se gripi i tanishëm botëror ka gjasa që në prill nuk do të jetë më prezent, për shkak të rritjes së temperaturave.

“Temperaturat e ajrit fillojnë dhe rriten. Temperaturat e larta nuk e favoriozjnë dhe ulin ritmin e vir usit. Çdo infeksion viral ashtu si edhe gripi ka një kurbë të evolucionit. Gripi fillon në 15 nëntor dhe kulmon në shkurt. Ne shohim që gripi ka rënë. E njëjta gjë po ndodh edhe në Kinë. Kurbat e zakonshme kanë një evolucion të tillë që ne i themi me zhvendosje pak djathtas.

Nuk janë një evolucion të tillë, në mënyre që rritja është graduale. Në fillim të Prillit fillon dhe shuhet. Ky grip ka një evolucion që në harkun kohor shtrihen 2-3 muaj”, u shpreh mjeku.

Më tej mjeku ka kërkuar se qytetarët të mos panikosen dhe të mos bazohen në burime informacione të pavërteta.

‘Në këtë kohë nuk ka nevojë për tre gjëra së pari të panikohesh, së dyti të influencohesh nga burime informacioni që nuk janë të mirëinformuara dhe e treta të reagosh në mënyrën e një histerie kolektive sic reaguan në ’97 dhe sollën ato pasoja. Ne duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara dhe fatkeqësia jonë është që pak mësime nxjerrim ose i kemi mësime shumë jetëshkurta dhe në krye të disa muajve harrojmë cfarë ka ndodhur’, u shpreh Kalo.