Mjeku i infektivit një mesazh për të varfërit: Jeta juaj është e paçmimtë, askush nuk ua rikthen

E publikuar: 29/03/2020 07:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme mjeku i njohur i infektivit Tritan Kalo ka shkruar një postim në “Facebook”, ku i drejtohet të gjithëve që kanë vështirësi ekonomike. Ai shprehet se jeta e tyre është e paçmimtë dhe se askush  nuk ua rikthen prandaj të vetëndërgjegjësohen dhe ta kalojmë së bashku këtë periudhë.

Kurdoherë me ju dhe për ju….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020….Bashkëqytetarë, ju lutem, ju lutem vejani veshin këshillave tona….mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arsye madhore për shëndetin….E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithçka….kjo ëndërr e keqe me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmimta askush nuk mundet tua rikthej….Dita nis për së mbari me dy infermierët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për t’ju shërbyer të sëmurëve tanë….kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-19, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….Së bashku ne do t’ia dalim mbanë me siguri, ndaj ju lutem, na dëgjoni dhe mbi të gjitha mos nguroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj…. Vetndërgjegjësohuni”, shkruan Kalo.