Mjekët të lodhur nga Covid-19: Edhe ne jemi fëmijë e nëna të dikujt

E publikuar: 18/07/2020 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjekët nga Klinikat e QKUK-së, po vazhdojnë të apelojnë te qytetarët për respektim të masave mbrojtëse.

Një fotografi e postuar nga Fitore Azemi, infermiere në QKUK tregon më së miri sakrificën e punonjësve shëndetësorë për shpëtimin e të infektuarve nga Covid-19.

Ata madje po ankohen edhe për kushte të rënda pune.

Ky është postimi i saj:

Kujdestari me Covid, është ora 06:30 e mëngjesit dhe pas 11 orë e gjysmë punë aktive, na doli paaak kohë me u ul por të lodhur e të dërrmuar, ankesa pa ndal, paciente të përkeqësuar, 3 exitusa (të vdekur), punë shumë, staf pak dhe kushte aspak te favorshme per punë, por DUHET me i’a dal 🤷♀️ . MBANI MASKAT, MBANI DISTANCEN, edhe ne jemi femije e nana të dikujt. #peace✌ #COVID19 #nightshift

Fitore Azemi, infermiere Pulmologji, QKUK

Familja dhe Shëndeti