Mjekët specializantë paralajmërojnë protesta jo të qeta nëse nuk i marrin pagat

E publikuar: 03/04/2015 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një numër i madh i mjekëve të cilët janë në specializim kanë protestuar sot për shkak të gjendjes së tyre financiare pasi që për 10 muaj nuk kanë marrë pagat e tyre.

Përmes një komunikate për media ky grup i mjekëve kanë bërë të ditur se në vitin 2014 Ministria e Shëndetësisë ka ofruar dhe lejuar fillimin e specializimeve për shumë mjek, shumica e të cilëve për fat të keq kanë filluar specializimet pa pagesë.

“Sot ne protestuam për të dytën herë dhe para ministrise se shendetesise pasi që ministri është treguar shum i pa përgjegjshëm ndaj mjekëve në specializim, duke mos mar asnjë hap për zgjidhjen e problemit tonë. Protesta ka zgjatur një orë fillimisht ka qënë e qëtë, dhe ne fund janë bllokuar hyrjet e ndertesës së ministrisë së shëndetësisë për 20 min, kjo si paralajmrim që protesta jonë e ardhshme nuk do të jetë e qetë dhe ne nuk do të marim asnjë përgjegjësi për eskalimin e gjendjes, pra ne jemi të vendosur në kërkesën tonë e cila është një e drejtë e jonë themelorë për sigurimin e pagës për shërbimet që ne orfojmë nëpër klinika”, thuhet në komunikatë.

Në vazhdim të kësaj komunikate ata kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre, ku kryesorja është zgjidhja e problemit të pagesës për mjekët në specializim të cilët kanë filluar specializimin në vitin 2014.

• Mjekët në specializim janë në një moshë jo të re dhe kane familje qe duhet të mbajnë. Dhe pa u futur shumë ne detaje një mjek gjatë studimeve universitare që zgjasin 6 vite shpenzon mund kohë dhe financa dhe nëse edhe gjatë specializimit mjekët nuk paguhen, kjo do të thotë që ata shpenzojnë 10 vite të jetës pa u paguar fare. Mungesa e pagave gjatë specializimit që zgjat minimalisht 4-5 vjet realisht i shndërron mjekët në raste sociale. Kjo është jashtëzakonisht e padrejtë dhe ne besojmë që mjeku pas gjithë asaj sakrifice jetësore që e bën gjatë studimeve e meriton të paktën një pagë gjatë specializimit, që edhe ashtu është minimale.

• Mungesa e pagave gjatë specializimit e dëmton shumë kualitetin e studimit dhe do tu kushtojë mjekëve shumë në aspektin profesional. Në vend se të ia përkushtojnë tërë kohën studimeve dhe specializimit, për fat të keq mjekët janë të detyruar të punojnë edhe punë të tjera që de fakto iu pamundëson studimin kualitativ të bazuar në parimet më të larta shkencore. Po ashtu për një pjesë të tyre mungesa e pagës nënkupton pamundësi të vazhdimit të specializimit. Kjo do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen e sistemit tonë shëndetësor që edhe ashtu ka shumë probleme dhe kjo me siguri do të ketë impakt negativ në shëndetin e pacientëve.

• Preokupimi jonë është edhe i gjithë shoqërisë Kosovare, sepse ne po kemi vështersi të mëdha për të vazhduar specializimin, kurse mungesa respektivisht pa ndonjë burim material do të na shtyj ta ndërpresim specializimin ose ta marrim rrugën e emigrimit gjë që mund të jetë shqetësuese edhe për neve, familjen dhe shoqërinë Kosovare

• Është për tu shqetësuar pasi që në bazë të hulumtimeve të bëra në spitalet regjionale të Kosovës disa degë specialistike rrezikohen të shuhen për shkak të pensionimit të mjekëve specialist dhe mungesës së rekrutimit të mjekëve të rinj. Dhe kjo shumë mirë kishte me e zgjedh problemin e një pjese të madhe të mjekëve në specializim duke u financuar nga spitalet regjionale në mënyrë që pas përfundimit të shkollimit specialistik ata të i plotësojnë nevojat e atij spitali. Kjo formë e zgjedhjes së problemit do të jetë më e letë dhe më efikase dhe ku do të mbetët një numër i vogël i mjekëve që do të financonte pastaj ministria e shëndetësisë./Indeksonline/