Mjekët paralajmërojnë grevë edhe ditëve në vijim, paralajmërohen edhe masa tjera

E publikuar: 26/12/2018 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla në një konferencë për media foli për grevën e sotme të personelit mjekësor. Sipas tij kjo grevë po mbahet për mos miratimin e ligjit për pagat e mjekëve.

Ai tha se në muajt në vijim do të marrin masa tjera radikale deri në heqjen e mantilave të mjekëve, raporton Zëri.info. 

“Ne kemi rrespektuar ligjin. Ne e kemi shterrur dialogun dhe jemi lodhur. Kjo është vetem një grevë paralajmëruese. Do të redikalizohemi që protestën ta mbajmë ne sheshë. Ne kemi të drejtë ti heqim mantilat dhe të shkojmë në shtëpi. Parlamenti ka shkelur ligjin që nuk e ka mbajtë fjalën për rritjen e pagave.

Qeveria don të na përqajë. është ligji që na mundëson grevën dhe ashtu ecim. Do ta shohim nëse po reflekton dikush prej qeverisë. Nëse nuk ka reflektim, greva ka mundësi të vazhdohe”, tha ai.

Syla foli edhe për grevën e mjekëve kirurg në QKUK të cilët tashmë një javë kanë hyrë në grevë.