Mjekët nesër në grevë

E publikuar: 26/04/2017 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, gjegjësisht punëtorët shëndetësorë në Kosovë, të enjten shpallin grevë të përgjithshme, 24 orëshe, në të gjitha institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e FSSHK-së thuhet se gjatë kësaj kohe do të punojë vetëm njësia me rëndësi vitale.

“Me këtë rast kërkoj nga populli mirëkuptim, greva jonë përveç kërkesave për përmirësim dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë ka të bëjë edhe me përmirësimin e cilësisë të shërbimit ndaj popullatës tonë”, thuhet në njoftim.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës lut opinionin e përgjithshëm që të na mirëkuptojë dhe ditën e grevës të mos paraqiten ata që nuk kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësore.