Mjekët në Gjermani vijojnë të pozojnë nudo në shenjë proteste për mungesën e mjeteve mbrojtëse (Fotot)

E publikuar: 28/04/2020 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjekët gjermanë kanë pozuar nudo në internet për të protestuar kundër mungesës së maskave mbrojtëse dhe veshjeve të tjera, për të cilat ata thonë se mungesa e këtyre veshjeve po i vë ata përballe një në rrezik më të madh për infektimin me koronavirus.

Fotografi nudo të punonjësve të shëndetit, shfaqen në faqe të shumta interneti ku kurohet që politikanët të veprojnë dhe të sigurojnë mjete mbrojtëse për ta.

“Kam mësuar si të qep plagët, pse tani duhet të mësoj se si të thur maska?” thuhet në një pankartë të një mjeku.

Me pak më shumë se 156,000 raste të konfirmuara dhe një numër prej 5.900 viktimash të shkaktuara nga Covid-19, Gjermania i ka rezistuar pandemisë shumë më mirë sesa Shtetet e Bashkuara, Italia, Spanja dhe Franca.

Por ashtu si ato vende, ajo ka vuajtur nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse personale.

Mjekët e zhveshur thanë që kujdesi ambulant dhe i praktikës së përgjithshme për pacientët Covid-19 ishte po aq i rëndësishëm sa edhe kujdesi spitalor, duke i vendosur ata në vijën e parë të luftës për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit./tch/