Mjekët kinezë: Doktorët në Europë po përsërisin gabimet që bëmë edhe ne në Wuhan

17.03.2020 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mjekët kinezë: Doktorët në Europë po përsërisin gabimet që bëmë edhe ne në Wuhan

Teksa numri i rasteve të reja të koronavirusit në Evropë tashmë po eklipson ato në Kinë, doktorët në Wuhan vendi ku u shfaq i pari patogjeni, thonë se po shohin shenja shqetësuese të përsëritjes së gabimeve.

Parësorë për ta është mbrojtja e pamjaftueshme e personelit mjekësor e cila ka çuar në numra të mëdhenj infektimesh mes doktorëve e infermierëve.

Në Wuhan, mungesa e njohurive për sëmundjen solli mangësi në pajisjet mbrojtëse në javët e para dhe mijëra punonjës të shëndetësisë u infektuan gjatë trajtimit të pacientëve. 46 prej tyre vdiqën,transmeton Express.

“Kolegët tanë europianë po infektohen me sëmundjen në punën e tyre të përditshme dhe përmasat janë të ngjashme me ato të situatës së hershme në Vuhan”, tha Wu Dong, profesor gastro-enterologjie në spitalin universitar të Pekinit. Wu foli dje nga Vuhan me gazetarë nga Pekini për situatën, së bashku me tre doktorë të lartë kinezë. “Duhet të mbrohet stafi mjekësor”, theksoi ai.

Kriza po tregon pasojat e saj në vendet perëndimore teksa nga Italia në SHBA po raportohen mangësi në mjetet mbrojtëse si maskat teksa numrat e mëdhenj të pacientëve po dominojnë doktorët e infermierët.

Du Bin, drejtor i kujdesit intensiv në Pekin tha se në Vuhan, doktorët e veshëve, hundës, fytit e syve u infektuan në masë nga kolegët e tyre.

“Doktorët kanë pasur kontakt të afërt me pacientët prandaj janë infektuar lehtësisht. Është e rëndësishme që doktorët të edukohen për të mbrojtur veten e tyre”, tha ai.

Epidemia ka sëmurur 170,000 vetë në të gjithë botën dhe ka vrarë 7,000. Ajo është ngadalësuar në Kinë, me vetëm 21 raste të reja të martën, por është përshpejtuar në Evropë e SHBA.

Në Kinë popullata po rikthehet ngadalë në aktivitetit e përditshme, por vdekja e doktorit të njohur Li Wenliang ka qenë burimi kryesor i zemëratës për trajtimin e sëmundjes. 34-vjeçari ishte nga alarmuesit e parë për sëmundjen në dhjetor, por asokohe u shkarkua dhe u sanksionua nga autoritetet.

Doktorët kinezë kërkojnë t’i jepet prioritet testimeve pasi ndryshe nga pandemia e 2003 e shkaktuar nga SARS, koronavirusi jep vetëm simptoma të lehta ose asnjë simptomë fillimisht te të infektuarit, të cilët pa e ditur ia transmetojnë të tjerëve. Dhënia e testeve me acide nukleike që e identifikojnë atë është thelbësore, thonë doktorët.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Letra e hapur e gazetarëve europianë: Paketë lehtësuese për mediat

Letra e hapur e gazetarëve europianë: Paketë lehtësuese për mediat

Me propozim të ministres Dumoshi, aprovohet nisma për anëtarësim në EURIMAGES

Me propozim të ministres Dumoshi, aprovohet nisma për anëtarësim në EURIMAGES

Bushati: Albin Kurti u votua nga qytetarët, klasa e vjetër kërkon të kthehet aty ku ishin më parë

Bushati: Albin Kurti u votua nga qytetarët, klasa e vjetër kërkon të kthehet aty ku ishin më parë

Politikani gjerman vendos të infektohet qëllimisht me koronavirus: Nuk qenka aq e lehtë sa e mendoja

Politikani gjerman vendos të infektohet qëllimisht me koronavirus: Nuk qenka aq e lehtë sa e mendoja

Rrahje në karantinë, Policia ndërhyn te Qendra e Studentëve

Rrahje në karantinë, Policia ndërhyn te Qendra e Studentëve

17 të infektuar me koronavirus në komunat veriore të Kosovës

17 të infektuar me koronavirus në komunat veriore të Kosovës

Quni: Një pjesëtar i FSK-së është i infektuar me koronavirus

Quni: Një pjesëtar i FSK-së është i infektuar me koronavirus

E frikshme nga 15 teste, 12 dalin pozitiv me Koronavirus

E frikshme nga 15 teste, 12 dalin pozitiv me Koronavirus

“Po heqim dorë nga dashuritë tona…” Intervista prekëse e infermieres shqiptare në Itali: Forcën e mora nga…

“Po heqim dorë nga dashuritë tona…” Intervista prekëse e infermieres shqiptare në Itali: Forcën e mora nga…

8 vjeçarja vdes nga ‘simptoma pneumonie’ disa orë pas testit të koronavirusit

8 vjeçarja vdes nga ‘simptoma pneumonie’ disa orë pas testit të koronavirusit

Meta: Mediat nuk duhen braktisur, janë në vijën e parë të raportimit në këto momente tepër të vështira

Meta: Mediat nuk duhen braktisur, janë në vijën e parë të raportimit në këto momente tepër të vështira

Ish-ambasadori amerikan në Beograd i jep të drejtë Kurtit: Kosovës për reciprocitet tregtar ndaj Serbisë

Ish-ambasadori amerikan në Beograd i jep të drejtë Kurtit: Kosovës për reciprocitet tregtar ndaj Serbisë

Qeveria emëron bordet e përkohshme në tri ndërmarrje publike, ndan shtesa për pagat e mësuesve

Qeveria emëron bordet e përkohshme në tri ndërmarrje publike, ndan shtesa për pagat e mësuesve

Humolli: Sipas parashikimeve, në fund të prillit do të bie numri i rasteve me COVID-19

Humolli: Sipas parashikimeve, në fund të prillit do të bie numri i rasteve me COVID-19

Ndërroi jetë e moshuara/ Arrestohet bashkëshorti dhe të afërmit, i shkuan në varrim

Ndërroi jetë e moshuara/ Arrestohet bashkëshorti dhe të afërmit, i shkuan në varrim

Haradinaj: Nuk shoh mundësi bashkëpunimi me VV, kemi krijuar distancë të madhe

Haradinaj: Nuk shoh mundësi bashkëpunimi me VV, kemi krijuar distancë të madhe