Mjekët ia largojnë 1000 milingona nga veshi (Video +16)

E publikuar: 04/02/2016 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Doktorët në Indi i kanë gjetur një vajze 12 vjeçare disa  milingona brenda veshit të saj. Ata deri më tash ia kanë pastruar veshët dhe i kanë larguar më shumë se 1000 milingona.

Dhreya Darji, i ka thënë mjekëve se milingonat kanë filluar të hynë në veshin e saj qysh nga gushti i vitit të kaluar. Ajo u ka thënë po ashtu se rreth 10 milingona zvarriten në veshët e saj çdo ditë, shkruan Metro.

Në lidhje me këtë mjekët kanë thënë se nuk kanë gjetur ndonjë anomali në veshët e saj,

“Ne nuk kemi gjetur ndonjë anomali në veshët e vajzës. Ajo po ashtu nuk ka përjetuar ndonjë dhimbje, pavarësisht se milingonat e kanë thumbuar atë”, ka thënë Dr Jawahar Talsania, transmeton Express.

Dr Jawahar është përpjekur të mbysë milingonat, por ato  vazhdojnë të rriten.
Babai Shreya’së, Sanjay, thotë se ai është i shqetësuar se gjendja e 12-vjeçares se po bëhet më e keqe

“Unë kam bërë gjithçka që mundem,” tha ai.

“Unë e kam dërguar atë te mjekët më të mirë, por ata kanë dështuar për ta zgjidhur problemin.”/GazetaExpress/