Mjekët i nxjerrin nga trupi 14 krimba të gjatë 20 centimetra (Foto/Video)

E publikuar: 03/05/2018 10:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video rrëqethëse ka filluar të qarkullojë në internet, shfaqin momentin kur kirurgët i nxjerrin nga trupi një gruaje 14 krimba gjigant.

Gruaja e identifikuar vetëm si Sunita, kishte shkuar në spital pasi vazhdimisht kishte dhimbje në bark, villte dhe nuk arrinte të qëndronte në këmbë për më shumë se gjashtë muaj, transmeton Telegrafi.

Por, skaneri zbuloi se ajo kishte dhjetëra krimba të mëdhenj që jetonin në trupin e saj, disa prej tyre ishin të gjatë nga 15 deri në 20 centimetra.

Kirurgët në spitalin Fortis në New Delhi të Indisë, kanë arritur t’ia nxjerrin nga trupi pa iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale – me endoskopi.

Pasi i nxjerrën krimbat nga barku Sunita i është drejtuar gazetarëve duke thënë: “dhimbjet ishin aq të mëdha sa që nuk mund të qëndroja në këmbë. Si rezultat i këtyre dhimbjeve humba 12 kilogramë për një muaj. Por, fatmirësisht mjekët i zbuluan me kohë krimbat dhe tani gjithçka ka marrë fund”.

Gjetja e krimbave në barkun e pacientët nuk janë raste të rralla, por jo edhe 14 siç kishte ndodhur në rastin e Sunitës. /Telegrafi/