Mjekët i kërkonin të mbante dietë, nuk ia vërenin cistin prej 22 kilogramësh (Foto, +18)

E publikuar: 30/06/2018 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pacientes ia kanë larguar cistin prej 22 kilogramësh, pasi për muaj të tërë mjekët i kërkuan të humbte peshë, teksa të huajt e pyesnin nëse është duke pritur binjakë.

Kayla Rahn nga Alabama e Shteteve të Bashkuara, për një kohë të gjatë ishte ankuar për gjendje të rënduar, dhimbje të pashpjegueshme dhe shtim në peshë, transmeton Telegrafi.

Madje, 30-vjeçares që ecte me vështirësi, i ndahej shpesh fryma dhe nganjëherë nuk mund t’i kryente as obligimet elementare.

Operimi i cistit

Megjithëse kontrollohej vazhdimisht te mjeku, ajo merrte të vetmin udhëzim që ‘të humbte peshë’. “Provova për një vit që të dobësohem, por vetëm po shëndoshesha”, ka thënë Rahn, e cila kërkon që secili ta dëgjojë trupin e vet.

E lodhur nga kjo gjendje, ajo kërkoi që t’i bëhej një fotografim i thellë, kur edhe u vërejt që gjendja nuk është në rregull.

Pas intervenimit kirurgjik, asaj iu largua cisti prej 22 kilogramësh nga vezore, si pasojë e së cilit kishte vuajtur për një kohë të gjatë.

“Dukesha sikur jam shtatzënë në muajin e nëntë, madje mendonin se kam binjak”, kujton Rahn kohën e vështirë para operimit, që është realizuar me sukses dhe ia ka kthyer shëndetin në normalitet. /Telegrafi/