Mjekët e QKUK-së ia hoqën fëmijës bulonin që e kishte gëlltitur para 4 viteve

06.06.2019 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mjekët e QKUK-së ia hoqën fëmijës bulonin që e kishte gëlltitur para 4 viteve

Fëmijës 9-vjeçar nga Suhareka iu hoq një bulon nga rrugët e frymëmarrjes të cilin e kishte gëlltitur para katër vitesh. Intervenimi u krye nga mjekët e ORL-së në QKUK

Kur ishte vetëm 4-vjeç M.G. e gëlltiti një bulon i cili përfundoi në rrugët e frymëmarrjes në trupin e tij. Fëmija nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë kishte ndodhur e as familjarët nuk ishin në dijeni. Ata mendonin se fëmija ishte sëmurë pasi gjatë gjithë kohës kollitej.

Babai i tij, N.G. tregon se ka pasur shumë vështirësi të flinte natën dhe shpesh detyrohej t’ia hapte edhe dritaren për ajër të pastër. Prindi thotë se nuk ka lënë mjek pa e dërguar dhe ka përdorur mjaft shumë terapi të barnave dhe inhalim. Por diagnoza iu gjet vetëm pasi iu bë një rëntgen në Spitalin e Prizrenit, shkruan Gazeta Shneta.

Rëntgeni shfaqi bulonin i cili kishte ngecur prej vitesh në sistemin respirator të fëmijës. Mjekët e Prizrenit e referuan pacientin e vogël për në QKUK ku me mjaft vështirësi mjekët e ORL-së arritën t’ia heqin pas dy intervenimeve. Babai me lot në sy shpreh mirënjohjen për mjekët për të cilët thotë se ia shpëtuan djalin. Madje nuk mund ta përmbaj vetën as kur e përqafon anesteziologun Dr. Lulzim Emini, të cilit ia atribuon meritat kryesore.

Intervenimet për heqjen e bulonit nga trupi i 9-vjeçarit janë kryer nga ekipi i otorinolaringologëve në krye me Dr. Afrim Heta dhe ekipi i anesteziologëve në krye me Dr. Lulzim Emini.

Mjeku Emini thotë se heqja e trupit të huaj nga rrugët e frymëmarrjes është mjaft e vështirë. Kujtoni, thotë ai, kur një pikë ujë kalon në kanalin e frymëmarrjes çfarë kollitje dhe vështirësi shkakton.

“Tani paramendoni kur hyn një trup i huaj dhe ai fillon me bë vendin. Pas tre vjetësh formohet një ind i cili zvogëlon edhe më tepër diametrin e rrugës së frymëmarrjes dhe ajo pjesë e mushkërisë infektohet më shumë dhe fëmija gjithmonë ka probleme. Në këto raste më së lehti është me heq ditën e parë, edhe në një javë është vështirë e lëre më me vite”, thotë mjeku.

Emini tregon se fëmijës i janë bërë dy intervenime, pasi i pari kishte dështuar. “Në fund të javës së kaluar e kemi futur në sallë për një orë e gjysmë. E kemi marr një aparaturë nga Spitali i Prizrenit, e cila është e mirë por ka nevojë të pasurohet edhe me disa kapëse tjera. Nuk kemi mundur me nxjerr për shkak se kemi pas frikë që gjatë nxjerrjes mund të shkaktojmë më shumë probleme. Trupi i huaj ka qenë rreth 7x5mm. Gjendja e fëmijës ka filluar të vështirësohet dhe kemi hequr dorë”, tregon tutje mjeku.

Ai thotë se janë konsultuar me kirurgë torakal e pulmolog, ndërsa kanë pasur mendime për ta dërguar edhe jashtë vendit. Por për shkaqe objektive prindi nuk kishte mundur të dilte jashtë Kosovës dhe rastin e fëmijës së tij ua kishte besuar mjekëve të QKUK-së për herë të dytë.

“Ne vendosëm që të hyjmë sërish në sallë, megjithëse ishim në dijeni se çfarë vështirësie po na pret. Prindërit janë pajtuar dhe kemi hyrë në sallë për herë të dytë dhe pas rreth 1 ore e kemi nxjerr trupin e huaj përmes bronhoskopit. Intervenimi është kryer me anestezion të përgjithshëm”, ka treguar Emini.

Ai ka kërkuar nga menaxhmenti që t’i pajisë me kapëse shtesë të bronhoskopit, të cilat do t’ua lehtësonin shumë punën në këto raste.

“Suksesi në këtë rast tregon përkushtimin e sallës së ORL-së. Përkushtimi është maksimal saqë në fytyrat e stafit nuk e dallon nëse fëmija është i tyre apo vetëm pacient. Fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, trupi i huaj normalisht nuk është më aty. Ende është i shtrirë në klinikën e ORL-së, ndërsa ka pas konsulta edhe në Pediatri”, ka bërë të ditur anesteziologu.

Ai iu ka bërë thirrje prindërve të fëmijëve deri 5-6 vjeç që të kenë kujdes me objekte të vogla dhe ushqime të forta. “Prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me fëmijët, sa i përket lodrave të tyre, madhësisë dhe pjesëve të tyre. Në duart e fëmijëve deri në moshën 5-6 vjeçare nuk duhet të ketë copa të vogla të materialeve të forta, qoftë të lodrave apo ushqimeve siç janë kikirikët, bademat etj. Të gjitha këto janë potencialisht të rrezikshme që fëmijët t’i fusin në gojë dhe të përfundojnë në rrugët respiratorë”, ka përfunduar Emini.

Kujtojmë se mjekët e ORL-së që disa herë kanë kryer intervenime për heqjen e trupave të huaj të cilët rrezikonin jetën e fëmijëve


Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mjekët e QKUK-së ia hoqën fëmijës bulonin që e kishte gëlltitur para 4 viteve

Mjekët e QKUK-së ia hoqën fëmijës bulonin që e kishte gëlltitur para 4 viteve

Evropa në rrezik nga drogat

Evropa në rrezik nga drogat

O’Connell: Kosova ka bërë hapa të vegjël, por pozitiv drejt luftës kundër korrupsionit

O’Connell: Kosova ka bërë hapa të vegjël, por pozitiv drejt luftës kundër korrupsionit

Toka atraktive në shitje, shumë prona në të gjithë territorin e Kosovës

Toka atraktive në shitje, shumë prona në të gjithë territorin e Kosovës

Vdes tragjikisht në Gjermani 26-vjeçari nga Kosova, ishte vëlla i vetëm i tri motrave

Vdes tragjikisht në Gjermani 26-vjeçari nga Kosova, ishte vëlla i vetëm i tri motrave

Takimi me Merkelin, Haradinaj një herë thotë se s’ju kërkua heqja e taksës, pastaj thotë se u diskutua pezullimi i saj

Takimi me Merkelin, Haradinaj një herë thotë se s’ju kërkua heqja e taksës, pastaj thotë se u diskutua pezullimi i saj

Hapja e negociatave me BE-në, jetike për Qeverinë e Zaevit

Hapja e negociatave me BE-në, jetike për Qeverinë e Zaevit

Shqiptarët të parët që marrin shpërblimin në Gjermani për t’u kthyer në atdhe

Shqiptarët të parët që marrin shpërblimin në Gjermani për t’u kthyer në atdhe

Kosnett: Komuna e Vushtrrisë duhet të shërbej si model për transparencë dhe llogaridhënie

Kosnett: Komuna e Vushtrrisë duhet të shërbej si model për transparencë dhe llogaridhënie

Gruaja e Kadri Veselit, Violeta, më e pasura nga të gjitha gratë e liderëve të shtetit

Gruaja e Kadri Veselit, Violeta, më e pasura nga të gjitha gratë e liderëve të shtetit

Eksperti Maloku: Po ta nënshkruaja kontratën me Z-Mobile, do të duhej ta shqyeja diplomën

Eksperti Maloku: Po ta nënshkruaja kontratën me Z-Mobile, do të duhej ta shqyeja diplomën

Haradinaj në Berlin: Kosova është pro dialogut që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues

Haradinaj në Berlin: Kosova është pro dialogut që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues

Delegacioni shtetëror pa rol udhëheqës në dialog

Delegacioni shtetëror pa rol udhëheqës në dialog

Hajrullahu i NISMA-s, merr mbështetje nga ministrja e Bujqësisë për subvencionimin e bujqëve të anamoravës

Hajrullahu i NISMA-s, merr mbështetje nga ministrja e Bujqësisë për subvencionimin e bujqëve të anamoravës

Migjen Kelmendi nga “Gjurmët”: Në Prishtinë kthehemi tek rrënjët – mund të jetë koncerti i fundit

Migjen Kelmendi nga “Gjurmët”: Në Prishtinë kthehemi tek rrënjët – mund të jetë koncerti i fundit

“Vijesti“ i Podgoricës publikon dëshminë rrëqethëse të krimeve të Zmajeviqit në Zhegër

“Vijesti“ i Podgoricës publikon dëshminë rrëqethëse të krimeve të Zmajeviqit në Zhegër