Mjegullimi i së vërtetës dhe lufta e drejtë e UÇK-së

E publikuar: 14/06/2015 19:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Petrit Gashi

Ditëve te fundit, ne prag të ditës se çlirimit sikur janë rizgjuar shume mendimtar, analiste, politikan e historian të politizuar qe tani e 16 vite nuk hodhën një guri mbi historinë e lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe të se vërtetës se çka solli një organizim i tillë politiko-ushtarak, dhe sot bëjnë krahasime se çfarë ishte ajo apo sa kishte merita për çlirimin e vendit?

Po të tilla pyetje për UÇK-në ishin ngritur edhe ne ditët e luftës, por fatkeqësisht sot ato ngritën nga shqiptaret dhe bartësit e institucioneve dhe proceseve politike në vend, e me e keqja nga njerëzit që dikur konsideroheshin si organizatoret e luftës çlirimtare. Lufta politike për pushtet, demokratizimi i maskuar i këtyre politikaneve, tendenca për ta paraqitur veten dhe personalitetin me shumë se ç ‘është me te vërtet, ka degraduar dhe ka thyer parimet dhe vlerat për të cilat ishte ngritur një organizatë e madhe politiko-ushtarake me përkrahje ndërkombëtare siç ishte UÇK-ja.

Aq me keç, gjykimi i saj i pafaktuar dhe në një kohë kur politika globale ka ndryshuar rrënjësisht, sikur e ka mjegulluar një te vërtete të madhe se kush ishte me të vërtet UÇK-ja dhe kush ishin me të vërtet shqiptaret në fund të shek. XX dhe fillimit të shekullit të ri? Përgjigje të cilat frikësohen qe të gjithë në skenën politike për ta thëne e aq me keq kanë kapur edhe historianet, kanë linçuar figura të ndritura dhe meritore, vetëm e vetëm që të mos thuhej e vërteta.

Historia moderne sikur e ka anashkaluar epokën me të ndritshme të popullit shqiptar dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të projektuar nga një komandant vizionar siç ishte Adem Jashari. Madje historia botërore nuk e njeh një  rast të tillë organizimi për çlirim të cilën do gjente mbështetjen ndërkombëtare dhe krijimin e një besueshmërie të ndërsjellë.

Tani sikur pa kurrfarë kuptimi ka filluar ofensiva e madhe e debateve se cila ishte dita e çlirimit të Kosovës, dhe kush duhet të ishte meritore për këtë liri që e kemi sot, NATO, UÇK-ja apo edhe krahu i ashtuquajtur paqësor i cili vepronte si një lëvizje politike për Pavarësinë e vendit. Në këtë kontekst është mese e çartë se pa gjakun derdhur për liri, pa  sakrifikimin e familjes Jasharaj dhe shumë familjeve të tjera, pa mobilizimin e përgjithshëm për çlirim, pa diplomacinë vendore dhe përkrahjen ndërkombëtare nuk do kishte Liri dhe Pavarësi te vendit.

Prandaj si gjeneratë të cilën e kemi përjetuar një gjë të tillë, fëmijëve tanë duhet ti përcjellim tri koncepte themelore të cilën UÇK-ja kishte bartur në faqet me të ndritshme të historisë moderne:

  1. E para organizimi i UÇK-së ishte bërë si rezultat i shtypjes se vazhdueshme nga okupatori serb kundër popullatës se pambrojtur të Kosovës, e cila filloj nga një familje legjendare siç ishin Jasharet dhe u shpërnda në tere vendin duke fituar simpatinë e të gjithëve;
  2. Se dyti UÇK-ja është e vetmja organizatë çlirimtare në botë që ka fituar simpatinë e një aleancë me të fortë globale siç ishte NATO-ja duke koordinuar veprimet e veta në të mirë të qytetareve të Kosovës, dhe duke respektuar konventat ndërkombëtare të luftës dhe transformimit në paqe e ne veçanti duke fituar simpatinë e diplomateve dhe burrështetasve me të rëndësishëm të botës;
  3. Se treti UÇK-ja dhe lufta çlirimtare ishte si rezultat i pakënaqësisë qytetare me pushtetin e dhunshëm dhe okupator serb e jo si rezultat i disa personave që në emër të këtyre tri shkronjave, sot bëjnë përfitime materiale dhe mbulojnë të bëmat e tyre kriminale, dhe gjithashtu UÇK-ja riktheu vëmendjen ndërkombëtare jo vetëm tek shqiptaret por në një Ballkan qe tanimë ishte harruar nga fuqitë me të mëdha të botës.

Mjegullimi i një të vërtete të madhe mbi luftën e drejtë të UÇK-së është gabimi me i rend i intelektualeve dhe historianeve shqiptar që për apetite të veta politike e përfituese shkelin mbi gjakun e dëshmoreve, mbi vlerta e ndritura të një epoke historike dhe mbi identitetin me të cilën u shkrua historia e re e Kosovës dhe Ballkanit. Ndërkohë në qarqet ndërkombëtare ende behën studime për organizimin e përsosur të UÇK-së në një luftë të pabarabartë, ne vendin ku ajo u ngrite injorohet nga vetë pjesëmarrësit në të. Prandaj dita e çlirimit është rezultat i veprimeve të koordinuara mes UÇK-së dhe NATO-s në miqësi të përhershme me SHBA-në dhe politiken e saj pro-shqiptare, dhe mund të festohet si tersi me hyrjen e trupave amerikane në Kosovë.

 

 

(Studiues i çështjeve evropiane dhe politikave të BE-së)