Mjegulla e rrallë me ngjyrë rozë, e ka mbuluar gjatë mëngjesit një pjesë të Anglisë (Foto)

E publikuar: 22/02/2019 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët e jug perëndimit të Anglisë, janë zgjuar sot në një mjegull të rrallë me ngjyrë rozë, derisa temperatura shënonte rreth 18 gradë Celsius, dyfish më shumë se temperatura e zakonshme në këtë kohë shkurti.

Sipas meteorologëve ky fenomen natyror, është shkaktuar nga rrezet e lindjes së diellit, që depërtonin me vështirësi nëpër mjegullën e dendur, transmeton Telegrafi.

Skena misterioze ka zgjatur për disa orë, duke dobësuar dukshmërinë nëpër aeroportet e zonës dhe për pasojë, anulimin e shumë fluturimeve.

Në anën tjetër, nxehtësia që mbretëronte, largoi mjegullën dhe lejoi ndriçimin e diellit. Kjo fundjavë, do të jetë më e nxehta në Angli, që prej fillimit të këtij viti. /Telegrafi/