Mjaftë më me ndyrësira

E publikuar: 13/05/2017 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Avni Jashari

Në Kosovë ka përendu dielli ende pa lindur, horizonti është zhduk, premtimi i sëardhmesështë nëhumnerë. Përderisa vendi është i getoizuar, i varfëruar, i zhvatur, i vjedhur, i inkriminuar, i shantazhuar, i korruptuar, i prostuticionalizuar e i leckosur në çdo pore jetësore po hymë në zgjedhje për ti vazhduar tutje marrëzirat dhe peripetit në të cilat defilojnë lakuriq rinia e këtij vendi, ku më shumë se lakuriq dhe vetëm sa nuk ju ka shqyer lëkura janëpensionerët.
Alternativat të cilat po i shohim që na vinë si protagonist të ri e me mëkate të së kaluarës është një tjetër goditje që qytetarit po tentohet ti hedhet hi syve. Sot në skenën tonë politike më shumë se kurrë më par kemi njerëz që nga spiunet e regjimit të dikurshëm millosheviqian e deri tek shkalla më e ulët endyrësirave qëshantazhojnë edhe gratë e motrat tona për një cope bukë apo për një vend pune duke i detyruar ta shesin edhe trupin e tyre…
Sot në skenën tonë politike më shumë se kurrë më parë janënjerëzit të cilët në një shtet tëmirëfilltë demokratik do duhej të ishin prapa grilave për të gjitha të zezat që i kanë bërë e që po tentojnë ende t’ia bëjnë vendit.
I dashur qytetari im i ndershëm i Kosovës, këto padrejtësi që nga paslufta rrjedhin nga po këta ndyrësira (sepse vetëm termi ndyrësirë përkon me këta që janë të zhveshur nga çdo petk etike e morali), sot vendiështë i kapur nëçdo pore jetësore, sot edhe përfaqësuesit ndërkombëtar (jo të gjithë) janë rreshtuar në rrugën e ndyrësirave që kanë fëlliqur çdo gjë duke e errësuar edhe historinëkombëtare të një të kaluare që ka lënëvragë.
Alternativa fatkeqësisht nuk shoh në horizont, alternativat që sot i kemi janë të mangëta, janë boshe dhe njëkohësisht të konsumuara të degraduara me një përjashtim të vogël.
Sot kthehem sërish tek pika që kisha shkruar vite më parë ndoshta 8 vite më par, kur në një dialog më një mikun tim i cili atë botë u publikua i tëri dhe në një shkrim timin autorial, të vetëm zgjidhje e shihja një revolucion klasik që do ta pastronte vendin nga të gjitha të këqijat.
Sot tutje publikisht them se e vetmja alternativë në Kosovëështë revolucioni dhe asgjë tjetër, sot që nga fshatrat atje ku dëgjohet era varfëri, e gjer tek prindi që detyrohet ta shes bijën e tijpër të marr një rroge minimale e deri tek qytetarët e nderëshëm (dhe besoi që Kosova ka shumë të till ende fatmirësisht) në vend së të degjojn rrena, manipulime, përralla e çka jo tjetër nga ndyrësirat që pretendojnë votën për t`ia zgjatur vetës tutje mandatin në një det të pafund tëtë gjitha të këqijave, do duhej të mobilizoheshin tëgjithë në njëombrellë të vetme, atë që e bënë dikur kundër pushtuesit serb, sot duhet bërë sërish kundër një të keqe e cila nuk ka kurrë të ndalur në forma të tilla. Vera e vitit 2017 do duhej te sjell ndryshime, e aj ndryshim të jeni të bindur se nuk do vij me votën e vjedhur e të trafikuar të qytetarit të ndershëm të Kosovës.
Tëgjithë ata që ja duan të mirën vendit, tëgjithë ata qëdonë një të ardhme të ndritur për fëmijët e tyre, tëgjithë ata që janë kundër korrupsionit, të gjithë ata qëjanë kundër hajnisë, tëgjithë ata që janë kundër amoralitetit, tëgjithë ata që e duan një të mirë të përgjithshme, sot si kurrë më parë duhet që të bashkohen nën kauzën e një revolucioni me moton MJAFT MË. E unë e di që nuk jam i vetmi qëmendoj kështu, por ndoshta jam nga të paktët që e them publikisht, e kamë thënë dhe do vazhdoi ta them se Kosova nuk do të pastrohet kurrë nga këta ndyrësira pa një konflikt qytetar, e konflikti qytetar është një revolucion i ri i cili do ta kthente dinjitetin, nderin e moralin e humbur tash e sa kohe, i cili do sillte në krye njëforcë të re politike.
Ju ndoshta tani jeni duke bërë pyetje: “ Si do të dukej ky subjekt i ri politik?”, “Si do ta quajnë?”, “Cili do të kishte me qene programi i tij?”, “Kush do të duhej të ishte lideri apo liderja e tij?”, “Si do të zgjidhet drejtuesi i këtij subjekti?”. Këto dhe shumë pyetje me siguri se tani janë duke u vardisur në kokën tuaj. Përgjigjja në këtë rast kishte më qenë: Ne vendosim së bashku.
Revolucioni do sillte një freski në të gjitha porët jetësore, ta rishpërndaj pasurinë, ta reduktoi pabarazinë sociale dhe gjinisë, ta ndërtoi një mirëqenie të re dhe ta eliminoj rrënjësisht pasigurinë… Gjë tjetër me rendësi është edhe rivendosja e dinjitetit të qytetarit, dinjitet ky që tash e sa vite është nëpërkëmbur padrejtësisht, siç edhe e ceka më lart.
Kjo, në fakt do duhej të ndodhe sa më parë, duke pas parasysh degradimin që i kanë bërë vendit forcat e deritanishme politike. Ne nuk duhet në asnjë forme të jemi pronarët e shtetit tonë, ne duhet të jemi gardianët e të ardhmes së fëmijëve tanë, objektivi parësor sot është revolucioni dhe më pas themelimi i një subjekti politik nga njerëz të devotshëm të cilët nuk guxojnë të mbesin vetëm spektator në tërë këtë degradim që po i bëhet shtetit tonë i cili po rrezikon t`a humbë edhe shtetësinë e vet nga ndyrësirat që nuk shohin gjë tjetër veç pasurimit të tyre dhe klaneve që i rrethojnë, ngase do na mallkoi historia, do na mallkoi kjo rini e cila sot rrugën e vetme e sheh largimin nga ky vend. Një revolucion i mirëfilltë me kurorëzimin e një force të re politike kishte me qenë si një tren i madh ku udhëtarët në të do të mund ta ndryshonin botën që i rrethon.