Miu shkumohet me sapun, fërkon trupin sikur të ishte njeri (Video)

E publikuar: 29/01/2018 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Huaraz të Perusë, është filmuar një mi teksa pastrohej në lavamanin e tualetit.

Derisa qëndronte në këmbët e prapme, fërkonte pjesë të ndryshme të trupit, sikur bëjnë njerëzit kur janë në dush, transmeton Telegrafi.

“Po i lan nënsqetullat, njëjtë si ne” si dhe “minjtë qenkan shumë të pastër”, ka qenë dy komentet që u pëlqyen më së shumti.

Videoja që është shpërndarë në internet, ka ngjallur dyshime se mund të jetë edhe e pavërtetë, shkaku i skenës së pazakontë. /Telegrafi/