Miu i uritur mposhti gjarprin, e tërhoqi të lënduar në shkurre (Video)

E publikuar: 04/07/2018 03:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mi në Guangdong të Kinës, i ka sfiduar ligjet e natyrës duke mposhtur një gjarpër.

Ky i fundit, është parë i lënduar dhe i pafuqishëm t’i kundërvihet brejtësit, që e tërhoqi në shkurre, transmeton Telegrafi.

“E ka lënduar në tërë trupin, nuk po i frikësohet aspak”, ka thënë në sfond një njeri, për ngjarjen që nuk është parë ndonjëherë.

Nuk dihet nëse gjarpri ishte helmues, por miu dukej shumë këmbëngulës, që besohet se ishte shumë i uritur. /Telegrafi/