Mitrovicë: Konflikti në mes të dy policëve që la të vdekur një person dhe tre të plagosur

E publikuar: 17/04/2021 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një konflikti në mes dy zyrtarëve policorë në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, një person është vrarë dhe tre janë plagosur.

Kjo ngjarje si nëpër filma ndodhi në tregun e Gjelbër në Mitrovicë.

Kurti me polici në media është hapi i parë i diktaturës në Kosovë
Persona që po qëllojnë kundër njeri tjetrit janë policë të Kosovës.

Pas një mosmarrëveshje, u përdorët armët e zjarrit me crast një person mbeti i vdekur, tre të tjerë u plagosen; ndër ta një kalimtar rasti.

I riu që ndërroi jetë është një 27-vjeçar.

Rastin e konfirmoj edhe zëdhënësi për media nga Policia e Kosovës në Mitrovicë Avni Zahiti.

Dyshohet se fillimisht njëri polic e ka goditur tjetrin me një mjet të mpreht, ndërsa ky i fundit e ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur në drejtim të tij me disa plumba.

Dhe kishte plagosur edhe një kalimtar rasti.

Të gjithë të lënduarit u menjëherë u dërguan në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Edhe pse nga televizioni T7 u kërkuan informacione mbi gjendjen e të plagosurve nuk mori përgjigjeje dhe gjendja e tyre nuk dihet.