Mitrovicë: KEDS i largon nga puna, punëtorët paralajmërojnë protesta

E publikuar: 30/09/2016 00:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në qytetin e Mitrovicës, KEDS ka larguar disa punëtorë nga puna. Ndërkaq në Ora e Fundit, në Klan Kosova, Abdullah Veseli, një nga punëtorët e larguar tha se si pasojë e gjendjes së krijuar, një koleg i tyre deshi të bëjë vetëvrasje.

Sipas Veselit, ndonëse për shkak se KEDS i largoi nga puna, kolegu i tyre ka arritur të shpëtohet nga rënia e katit të 11-të nga kolegët e punës, njofton Klan Kosova.

‘’Tragjedia ka përfunduar mirë, punëtorin tonë e kanë shpëtuar kolegët.’’

‘’Punëtori ka dashur të hidhet nga kati 11, pasi ka marr lajmin se do të largohet nga puna, ai ka qenë i mllefosur ka dashur ta vras vetveten për shkak se s’ka me ca ta mbante familjen.’’

‘’Nuk do t’i ndalim protestat e as grevat për këtë çështje.’’

‘’Këta punëtorë janë larguar për shkak se KEDS vepron sipas dëshirave të veta, formon skena organizative sipas dëshirës së tij.’’

‘’Ka hapur departament për projekte, aty askush nuk ka punuar. ‘’

‘’Askush nga punëtorët e distriktit të Mitrovicës nuk ka punuar në këtë departament. Kanë qenë të angazhuar në punë dhe i kanë kryer me sukses deri në 100%, me përvojë pune e KEDSI ka injoruar.’’

‘’KEDSI ka pranuar 40 punëtor, e ka larguar 96 punëtor me pagë 170 Euro.’’

‘’Kërkojmë nga KEDS, të kthejnë punëtorët në punë përndryshe do të ngrisim padi, derisa të rregullohet problemi sipas ligjit të Kosovës.’’

‘’Kemi shkuar shumë herë në Qeveri, kemi biseduar edhe me Ministrin Abrashi ai ka thënë që ne kemi dërguar marrëveshjen por ai nuk e pranon’’.

Abdullah Veseli tha se largimi i punëtorëve është i paarsyeshëm dhe se departamenti për të cilin ishte njoftuar se do të hapej, ka qenë deklarim i pa vërtetë nga ana e KEDS.

‘’Departamenti i tillë nuk ka ekzistuar dhe në atë departament asnjë punëtor nuk është pranuar.’’

‘’Unë bëj apel tek institucionet mos të na lë në rrugë, sepse kemi pasur një gjendje edhe më të rëndë na kanë qit serbët. E lëre tash me këtë regjim shqiptaro-turk. ‘’

‘’Bëj apel të bëhet një zgjidhje, familja ime duhet të mbahet disi’’, ka përfunduar Veseli, përcjellë Klan Kosova.