Mitrovicase dhe nuse e Gjilanit, por Vjosa Osmani voton në Prishtinë

E publikuar: 13/02/2021 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nesër do të votojë në Prishtinë, përkundër se ajo është nga komuna e Mitrovicës dhe jeton në Gjilan – qytetin nga vjen bashkëshorti i saj.

Në orën 10:00, ajo votën e saj do ta hedhë në kutitë e votimit të Fakultetit Teknik, njofton Klan Kosova.

Një milion e 800 mijë qytetarë të tjerë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje të parakohshme.