Mitrovica jugore i kërkon qeverisë të mos neglizhojë rrënimin e murit

30.12.2016 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mitrovica jugore i kërkon qeverisë të mos neglizhojë rrënimin e murit

Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha për Radion Evropa e Lirë se rezoluta e jep një mesazh të unifikuar politik, të cilin institucionet përkatëse duhet ta zbatojnë.

“Edhe me datë 7 [dhjetor] dhe me datën 20, kur i kemi dërguar vendimet, janë marrë të gjitha masat para nxjerrjes së kësaj rezolute, sepse e kemi konstatuar që (muri) është antiligjor dhe për çështje antiligjore ne nuk bëjmë kompromise. Rezoluta natyrisht që e fuqizon [punën] në aspektin politik dhe jep një mesazh të qartë se ligjshmëria duhet të zbatohet në gjithë territorin e vendit”, tha Çitaku.

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar të enjten me shumicën prej 74 votave, Rezolutën e paraqitur nga partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për çështjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Deputetët e Kuvendit, nga të gjitha partitë, përveç Listës Serbe, kanë kërkuar përmes miratimit të Rezolutës, rrënimin e këtij muri. Çitaku theksoi se punimet aktuale përreth murit të ndërtuar në veri të Kosovës nga autoritet e komunës veriore të Mitrovicës, po monitorohen vazhdimisht nga ministria dhe zyrtarët tjerë kompetentë.

“Është vërejtur se aty ka pasur disa punime. Sot e kemi bërë edhe raportin për qeverinë lidhur me këtë rast. Njëkohësisht i kemi njoftuar për masat të cilat janë në fuqi edhe autoritetet lokale të Komunës veriore të Mitrovicës. Vendimi i ministrisë i cili në bazë të proces verbalit të datës 7 dhjetor dhe i fuqizuar edhe me vendimin e datës 20 dhjetor që u ka shkuar autoriteteve lokale të Mitrovicës veriore e parasheh ndërprerjen e të gjitha punimeve dhe rrënimin e murit që nuk është me leje dhe konform ligjeve të Kosovës”, tha Çitaku.

Sipas tij, muri është në kundërshtim edhe me marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për rivitalizimin e urës mbi Ibër.

Ndërkohë, Faruk Mujka nënkryetar i Komunës së Mitrovicës jugore nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se punët rreth rrënimit të murit në veri po vonojnë. Sipas tij, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit

Planifikimit Hapësinor po vonon në zbatimin e vendimeve.

“Ministria më 9 dhjetor ka ardhur në përfundim se ndërtimi i murit është ilegal dhe duhet të rrënohet. Pse ky vendim nuk është zbatuar deri tash, kjo lë shumë hapësirë për dyshime. Ne mendojmë se ata paraprakisht, sigurisht po tentojnë ta marrin edhe mendimin dhe ndoshta një lloj aprovimi nga Lista Serbe, por ma merr mendja që ajo nuk do të ndodhë dhe këta detyrohen ta zbatojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës”, tha Mujka.

Ai beson se Rezoluta e miratuar nga Kuvendi e shtyn përpara procesin e rrënimit të murit ilegal në veri të Mitrovicës.

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, e ka cilësuar Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për murin në Mitrovicë si “vendim me karakter të pastër politik”.

Mes tjerash në Rezolutën e miratuar nga kuvendi thuhet: “të rrënohet muri ilegal në pjesën veriore të Mitrovicës, kjo të ndodh brenda muajit janar të vitit 2017”.

Aty theksohet po ashtu se “Qeveria e Kosovës duhet të merr masa të nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta t’i përmbajë të gjitha elementet që kishte para vitit 1999 dhe jo t’i shtohen elemente tjera ilegale, siç është muri dhe shkallët”.

Muri në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës ka filluar të ndërtohet në fillim të këtij muaji, duke ngjallur reagimin edhe të qytetarëve edhe të politikës./REL

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa: LDK-ja është e gatshme që marrëveshja të ndodhë sot

Mustafa: LDK-ja është e gatshme që marrëveshja të ndodhë sot

Agim Veliu: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

Agim Veliu: Oferta jonë është kryeparlamentari, presidenti dhe 5 ministri

Kurti nga Prizreni: Ky ishte vendtakimi i së premtes me Mustafën, nuk ka ndodhur në Prapashticë

Kurti nga Prizreni: Ky ishte vendtakimi i së premtes me Mustafën, nuk ka ndodhur në Prapashticë

Këto janë masat parandaluese nga IKSHP kunder Coronavirusi, që duhet ndërmarrë në aeroportin “Adem Jashari”

Këto janë masat parandaluese nga IKSHP kunder Coronavirusi, që duhet ndërmarrë në aeroportin “Adem Jashari”

Borell: Asgjë nuk mund të bëhet pa Gjermaninë, ne do të bëjmë çmos ta lehtësojmë dialogun

Borell: Asgjë nuk mund të bëhet pa Gjermaninë, ne do të bëjmë çmos ta lehtësojmë dialogun

Për organizim të skemave piramidale policia ka arrestuar një të dyshuar

Për organizim të skemave piramidale policia ka arrestuar një të dyshuar

Dështon gjykimi ndaj të dyshuarve për kontrabandim me naftë

Dështon gjykimi ndaj të dyshuarve për kontrabandim me naftë

Hajnat vjedhin të armatosur në një lokal në Gjilan

Hajnat vjedhin të armatosur në një lokal në Gjilan

Mbi 65 për qind e qytetarëve në Kosovë besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji

Mbi 65 për qind e qytetarëve në Kosovë besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji

Serbia ka dy kushte për t’i ndalë lobimet kundër Kosovës

Serbia ka dy kushte për t’i ndalë lobimet kundër Kosovës

Vdes mjeku kinez nga coronavirusi

Vdes mjeku kinez nga coronavirusi

Mustafa: Sot do të takohem me Kurtin për marrëveshje

Mustafa: Sot do të takohem me Kurtin për marrëveshje

Stefanova: U çuditëm si Kamçev e kishte ditur që do ta kontrollojnë prokurorët

Stefanova: U çuditëm si Kamçev e kishte ditur që do ta kontrollojnë prokurorët

Një shtetas turk në Podujevë, gjendet pa shenja jete

Një shtetas turk në Podujevë, gjendet pa shenja jete

Ajri në kryeqytet vazhdon të jetë i pashëndetshme

Ajri në kryeqytet vazhdon të jetë i pashëndetshme

Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant se bashku me vajzën e tij

Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant se bashku me vajzën e tij