Ka nisur në Mitrovicë ngjarja biznesore ndërmjet bizneseve nga komuna e Shtërpcës, Dragashit, Vitisë me ato të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Zubin Potokut.
Ndonëse aty ishte parapara të jenë edhe kryetari i Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kanë marrë pjesë për shkak të agjendës së tyre.
Megjithatë në takim kanë dërguar përfaqësuesit e tyre, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim po marrin pjesë numër i madh i bizneseve.