MIT ndërton një telefon vetëmontues

E publikuar: 25/08/2016 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Doni të kini një telefon që montohet vetë?
Kjo ka qenë ideja me të cilën kanë qenë duke eksperimentuar disa kërkues të MIT, të cilët kanë ndërtuar gjashtë pjesë hardware dhe që montohen bashkë kur vendosen pranë njëra-tjetrës për shkak të bashkëveprimit magnetik që lind ndërmjet tyre.

Sipas shkencëtarëve, megjithëse eksperimenti dukej i thjeshtë, kleçka qëndronte tek llogaritja e shpejtësisë me të cilët pjesët magnetike bashkoheshin me njëra-tjetrën. Në qoftë se kjo ndodhte shumë shpejt ato mund të dëmtoheshin, ndërsa po të ndodhte shumë ngadalë mund të mos bashkoheshin dot.

Ideja duke mjaft e mirë dhe praktike, nëse telefoni ju bie nga dora dhe çmontohet, pasi në pak sekonda montohet vetë përsëri, vetëm se telefonat kanë vetëm një dizajn të vetëm, të përshtatshëm për funksionin e vetëmontimit, i cili ngjan pak me telefonat e viteve ’80.