MIT financon ndërtimin e rrugës Miradi e Epërme – Zona Industriale në Fushë Kosovë

14.03.2019 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
MIT financon ndërtimin e rrugës Miradi e Epërme – Zona Industriale në Fushë Kosovë

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, pas një takimi me kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berisha, të enjten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me këtë komunë, për mbështetje financiare në rikonstruimin e rrugës Miradi- Zona Industriale.

Për këtë vit MIT-ja ka ndarë 130.000 euro për realizimin e këtij projekti, kurse për dy vitet në vijim për këtë projekt janë planifikuar edhe 400.000 euro të tjera në mënyrë që projekti të përmbyllet në tërësi. Lekaj e Berisha biseduan edhe për disa projekte të përbashkëta që mund të realizohen me bashkëpunim mes komunës dhe ministrisë, transmeton Infosot.

Ministri Lekaj, duke i ofruar mbështetjen e pa rezervë kryetarit Berisha, tha se edhe kjo komunë sikurse të gjitha tjerat do ta ketë përkrahjen e dikasterit që ai drejton në realizimin e projekteve lokale në mënyrë që t’i shërbehet interesit të qytetarëve dhe që ata t’i përfitojnë benefitet e taksave të tyre, si kthim nga qeverisjet lokale e qendrore.

Kryetari Berisha e falënderoi ministrin Lekaj për këtë mbështetje dhe shtoi se iniciativa për mbështetje të projekteve lokale nga MIT-ja është veprimi më i duhur dhe më i qëlluar që shkon në shërbim të qytetarëve.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Në Prizren asgjësohet mishi me afat të skaduar

Në Prizren asgjësohet mishi me afat të skaduar

MIT financon ndërtimin e rrugës Miradi e Epërme – Zona Industriale në Fushë Kosovë

MIT financon ndërtimin e rrugës Miradi e Epërme – Zona Industriale në Fushë Kosovë

Kërkohet paraburgim për të pandehurin që tentoi t’i përvetësoi mbi 10 mijë euro kundërligjshëm

Deputetët në AKK, flasin për parandalimin e korrupsionit

UP-ja dhe ARC-ja nënshkruajnë memorandum për shkëmbim të të dhënave

BE-ja thotë se tarifa po pengon agjendën e reformave evropiane të Kosovës

Kërkohet paraburgim për personin që sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Gashi takon drejtorin e Aeroports de Lyon: Më shumë linja ajrore për bashkatdhetarët

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi takoi ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet

Prokuroria ndalon një person për mashtrim

Presidenti Trump mirëpret një marrëveshje tregtare me Britaninë

Hoxha: Ngritja e kapaciteteve, prioritet yni i përbashkët me BE-në

Ndalohet një zyrtar, dyshohet për  përvetësimi në detyrë

Vuçiq takon Moore: Të hiqet taksa, më pas vjen dialogu

Hoxha: Agjenda për Reforma Evropiane po zbatohet me dinamikë të shtuar

Përfundon seanca, vendimi për pezullim të pensioneve të veteranëve merret me shkrim