Misteri që rrethon QuadrigaCX, zbulohen bosh portofolët e themeluesit

E publikuar: 05/03/2019 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përpjekjet për të rikuperuar miliona dollarë në kriptomonedha nga portofolët dixhitalë të një njeriu i cili vdiq duke marrë fjalëkalimet me vete kanë hasur një pengesë të re.

Portofolët janë gjetur dhe janë bosh. Zbulimi u bë nga firma e punësuar për të mbikëqyrur QuadrigaCX pas vdekjes së themeluesit Gerald Cotten.

Pritej që portofolët të ishin plot me 137 milionë dollarë depozituar nga konsumatorët e kompanisë.

Cotten, i cili u nda nga jeta në Indi në Dhjetor, kishte përgjegjësi i vetëm për menaxhimin e parave dhe monedhave që qarkullonin në uebsajt.

Kodi për tu qasur në portofolët mbahej në laptopin e Cotten por ai vdiq nuk mos ja lënë askujt atë informacion. Shumica e parave që përdoruesit kanë depozituar tek bursa supozohej se mbaheshin në një portofol të “ftohtë” për të parandaluar vjedhjen.

Paratë u përkisnin 115,000 konsumatorëve të QuadrigaCX. Vdekja e Cotten bëri të QuadrigaCX të kalonte nën administrimin e auditorit Ernst & Young. Gjatë hetimi ky i fundit fitoi akses në laptopin e Cotten por gjithashtu zbuloi se portofolët ishin pastruar muaj përpara se të vdiste.

Hetuesit e E&Y nuk ja kanë idenë se ku kanë përfunduar bitcoinët. Firma gjithashtu gjeti 14 llogari të tjera përdorur nga Cotten për të tregtuar monedhat në QuadrigaCX.

E&Y është duke hetuar për të gjetur drejtimin e parave. Një shpërblim prej 100,000 dollarësh është premtuar nga një prej konsumatorëve të QuadrigaCX për informacionin se ku ka shkuar paratë. /PCWorld Albanian