Misteri i ‘krimbave gjigantë’ në mal, zbulohet dhjetë vjet pasi u fotografua nga sateliti (Foto)

E publikuar: 14/10/2018 08:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreshtat misterioz që ngjajnë me krimba gjigantë, u zbulua se janë prej gurëve dhe zhavorri, të krijuara nga puna e njeriut.

Quick Bird 2 ka shpërndarë në shtator të 2006-ës, imazhet e një pjese malore në Kanada, ku janë disa rreshta të bardhë, që janë shumë të pashpjegueshme, transmeton Telegrafi.

“Dukeshin si krimba gjigant, nuk kishin as fillim e as mbarim” thuhet në raport lidhur me strukturat që kishin zënë një pjesë të botës së egër.

Gjithçka ishte e pakuptimtë, derisa nuk u bë një inspektim nga afër dhe u zbulua se janë gurë dhe zhavorr, që ishte lënë pasi toka u gërrye në përpjekje që të gjendet ar dhe metale tjera të çmueshme.

“Zona është e pasur me minerale, andaj janë bërë gërmime në përpjekje që të nxirren ato. Ndërsa janë lënë mbetjet e tokës, që nga lart duken si krimba” kanë thënë një ekip që vendosën të zbulojnë misterin.

Në afërsi është gjetur edhe një fabrikë e braktisur, që besohet të jetë shfrytëzuar për përpunimin e gjetjeve. /Telegrafi/