Misteri i gurit: Pasi e vendosi gozhdën e metaltë mbi të, ajo u shkri për pak sekonda (Video)

E publikuar: 20/04/2018 06:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e pazakontë që është duke qarkulluar në internet ka habitur të gjithë, për faktin se në të shfaqet një burrë i cili sapo e vendosë gozhdën në një gur ajo shkrihet.

Videoja e publikuar fillimisht në YouTube, ka habitur të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin, por ekspertët pretendojnë se gozhda nuk është e metaltë por nga galliumi që mund të shkrihet ne 30 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Interesimi për ta shikuar dhe analizuar videon ishte i madh, pasi mbi 8 milionë klikime i ka marrë për vetëm katër ditë.

Megjithatë, teoria se gozhda mund të kenë qenë nga galliumi e jo nga metali nuk qëndron, pasi një ushtar pretendon se në momentin që ishte ulur në një guri të tillë, revolja e tij kishte filluar të shkrihet.

Sidoqoftë, guri i është dërguar ekspertëve për ta zbuluar origjinën dhe përmbajtjen që mund ta ketë, për faktin se po e shkrin metalin në pak sekonda. /Telegrafi/