Miri i "WSF" tregon si i mësoi bashkëshortes gjermane shqip!

E publikuar: 21/02/2018 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë herë Miri dhe Landi kanë qenë të ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” ku duket se janë emocionuar nga surprizat e përgatitura. 

Mirit iu tregua një video-mesazh ku u shfaqën bashkëshortja dhe vajza e tij dhe më pas tregoi sesi bashkëshortja e tij gjermane ka mësuar shqip. 

 “Në fillim ne flisnim anglisht me njëri-tjetrin. Më pas i thash nëse do të pranohesh në gjirin e familjes në fillim duhet të mësosh gjuhën shqipe. Ajo nisi mësimet nga interneti, por kur erdhi në Shqipëri, e lashë në shtëpi me mamanë time. E kështu gjithçka e ka mësuar në mënyrë autodidakte, ‘e hodha në det edhe i thash mësoje se do mbytesh”,-u shpreh Miri i West Side Family./Gazeta Express/