Mirëpritet vendimi për kompensim për gratë e dhunuara

E publikuar: 22/09/2017 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndarjes së buxhetit për gratë e dhunuara gjatë luftës i janë gëzuar drejtues të organizatës që merren me rehabilitimin e tyre dhe vetë gratë që përjetuan këtë tmerr.

Në një intervistë për RTK’në, ato flasin për mundësitë që u hapen dhe për rëndësinë e këtij buxheti.

Vendimi i Qeverisë për ndarjen e buxhetit për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, ka gëzuar tej mase drejtuesit e organizatës Qendra Kosovare e Rehabilitimit të të mbijetuarve të torturës. Feride Rushiti, drejtoreshë e kësaj qendre, tha se dita e sotme për këto kategori është ditë feste.

Ndërkohë, këtij vendimi i është gëzuar edhe njëra nga gratë e dhunuara në Kosovë.

Sipas disa shifrave jozyrtare, janë rreth 20 mije gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.