Mirel Josa: Jam i dëshpëruar me humbjen, do të ketë ndryshime

E publikuar: 18/02/2019 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtina ka pësuar humbje të papritur dhe ka humbur pozitën e parë në IPKO Superligë të Kosovës.

Bardhekaltërit kanë humbur para shikuesve të vetë kundër rivalit lokal të Flamurtarit me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i “Plisave”, Mirel Josa, i cili ka arsyetuar lojën e të të besuarve të tij duke thënë se ndihet i dëshpëruar me humbjen.

“Me Trepçën ’89 krijuam më tepër raste, por në këtë ndeshje ishte e kundërta. Pas kartonit të kuq të Flamurtarit, lojtarët kishin shumë vetëbesim”.

“Jam i dëshpëruar me humbjen duke ditur se luajtëm para shikuesve tanë. Ne nuk reaguam mirë në pjesën e dytë. Lojtarët nuk u morën me zhvillimin e lojës dhe të luanim individualisht”.

“Ndryshime për mënyrën e lojës do të ketë. Ne luajtëm nga krahët gjersa u munduam ta qanim mbrojtjen e kundërshtarit në mes”, tha trajneri shqiptar.

Pas kësaj, Prishtina zë pozitën e dytë të renditjes tabelore me 40 pikë ndërsa kuqezinjtë gjenden në vendin e gjashtë me 25 pikë.

Ndryshe, Prishtina në takimin e radhës do të luajë sërish si vendas tani kundër Lirisë gjersa Flamurtari do të jetë mysafir i Gjilanit. /Telegrafi/