Miratohet projekti që siguron të drejtat e grave në pronë

E publikuar: 19/04/2018 10:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për masat e veçanta në regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se miratimi i këtij udhëzimi krijon mundësi stimuluese që pronat të regjistrohen edhe në emër të grave, në mënyrë që edhe ato të jenë pronare./RTK/