Miratohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

E publikuar: 04/12/2020 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Pas shumë tentimesh, të zgjedhurit e popullit në seancën e sotme me 72 vota votuan pro Ligjit, e asnjë kundër e asnjë abstenim. Ndërsa deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u përmbajtën nga votimi.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është iniciuar në muajin korrik, prej atëherë koalicioni qeverisës nuk ka arritur të miratojë të njëjtin në pamundësi të 61 votave. E me ndihmën e PDK-së dhe përfshirjen e katër amendamenteve të tyre u mundësuar një gjë e tillë.