Miqësorja e luksit, Brazili mposht Argjentinën në fund

E publikuar: 17/10/2018 07:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brazili dhe Argjentina kishin udhëtuar në  Arabi Saudit që ta zhvillojnë një ndeshje miqësore mes tyre që u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të brazilianëve.

Në stadiumin ‘King Abdullah’ ishin mbledhur 62 mijë spektator që të shohin yje si Neymar, Coutinho, Mauro Icardi e Paulo Dybala.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Miranda që gjuajti drejt në portë, por që Otamendi largoi rrezikun.

Argjentina u kundërpërgjigj me Dybalan nga goditja e dënimit, ku për pak centimetra topin nuk shkoi në portë.

Pjesa e parë u mbyll pa raste të tjera.

Në një lojë të barabartë me raste në pjesën e dytë, Brazili luante më shumë me top dhe tentoi edhe goli tri herë dhe një herë e gjeti.

Fillimisht Arthur gjuajti bukur dhe golin e sigurt e shpëtoi Sergio Romero me një pritje të madhe.

Casemiro provoi në minutën e 83-të me një gjuajtje të fortë, por që topi shkoi centimetra jashtë.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej pa gola, në skenë doli Miranda që shënoi me kokë pas harkimit nga këndi nga Neymar. /Telegrafi/  

https://twitter.com/footyroom/status/1052287957552455681