Miqësorja e Kosovës, sot ndeshja ndaj Suedisë në të ngrohtin e Dohas

E publikuar: 12/01/2020 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pritje për duelin e vërtetë të muajit mars që vlen për play Off të Europianti 2020, përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot një mqiësore ndaj Suedisë në stadiumin e Doha në Katar duke nisur nga ora 15:45.

Sipas trajnerit Bernard Shaland, gjendja e futbollistëve është e mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për një rezulta pozitiv, edhe pse ndaj nordikëve më shumë do të bazohen te eksperimente.

Challandes ka theksuar se kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë lojtarët për të treguar çfarë mund të japin, sidomos ata që luajnë në Kosovë, por edhe ata që janë jashtë që nuk kanë qenë deri më tani kontigjent i përfaqësueses.

E pagëzuar nga mediat ndërkombëtare si “Brazili i Ballkanit”, për faktin se për një periudhë shumë të shkurtër ka arritur që të shndërrohet në një kombëtare shume serioze dhe pretendente për kualifikim në europian, Kosova tani imponon respekt. në Play off në muajin Mars, Dardanët do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut në stadiumin e Shkupit./tch/