Mino Raiola: Revolucionin te Real Madridi mund ta bëjë, kam gati tre yje për klubin e madh

E publikuar: 09/04/2020 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tregu i transferimeve mund të ketë ndryshuar, por Mino Raiola do të vazhdojnë të jenë në qendër të tyre.

Klientët e tij janë disa nga emrat më të mëdhenj të kësaj loje dhe shumë prej tyre janë në projektet të rëndësishme në disa nga klubet kryesore të Evropës.

Raiola së fundmi është kthyer në një pikë referimi për planet e Real Madridit, gjë që e ka pranuar vetë ai.

“Marrëdhënia ime me Real Madridin është shumë e mirë dhe kam dashur të vazhdoj me ta”.

“Shpresoj që një ditë të mund të dërgoj një lojtar më të mirë te Real Madridi. Për momentin, kam [Alphonse] Areolan, por është vetëm huazim”.

“Unë dua të dërgojë një lojtar të mirë [atje] këtë verë”.

“Do të ishte një moment krenar për mua dhe lojtarët e mi, sepse Real Madrid është një klub i shkëlqyeshëm”, kishte thënë Raiola për Marcan para disa javësh.

Ky mesazh u prit shumë mirë në mesin e drejtorëve të Real Madridit, të cilët kanë në listë disa yje që janë nën menaxhimin e Raiolas.

Lojtarë si Zlatan Ibrahimovic, Gianluigi Donnarumma, Romelu Lukaku dhe Marco Verratti – nuk do të ndërrojnë ekipe me gjasë, por janë tre emra tjerë që pëlqehen nga Real Madridi.


Erling Haaland

Erling Haaland është objektivi kryesor i Real Madridit për këtë verë, kështu që një përmirësim i marrëdhënieve mes Raiolas dhe klubit është një lajm i mirëpritur.

Los Blancos e kanë ndjekur 19-vjeçarin me muaj të tërë, por kishte dyshime se si do të luante në nivelin e lartë, megjithatë ato dyshime janë larguar.

Nevoja për një tjetër numër 9 në skuadrën e Zinedine Zidane e ka detyruar Real Madrid të kërkojë një sulmues dhe Haaland është zgjidhja e parë.


Paul Pogba

Raiola gjithashtu ishte përfshirë në bisedime me Los Blancos verën e kaluar pasi Zidane e pyeti për Paul Pogban, por klubi dështoi të shes emra si Gareth Bale dhe James Rodriguez dhe nuk kishte fonde për të transferuar ose për të paguar pagat e mesfushorit.

Situata është e ndryshme tani dhe çmimi i francezit ka rënë, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2021.


Matthijs de Ligt

Emri i tretë që po diskutohet në Santiago Bernabeu është ai i Matthijs de Ligt , i cili nuk është adaptuar plotësisht te Juventusi pas transferimit të tij nga Ajaxi verën e kaluar.

Klubi nga Torino mund t ëmendojë ndonjë shitje pas krizës së coronavirusit.

Ka pasur zëra që qendërmbrojtësi ka kërkuar të largohet nga Juve dhe Real Madrid është skuadër që lidhet me të.