Mino Raiola mund ta parandalojë transferimin e De Ligt te Barcelona

E publikuar: 05/02/2019 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas kalimit të Frenkie De Jong është folur shumë edhe holandezi tjetër, Matthijs de Ligt do ta ndjek rrugën e tij.

Por sot El Mundo Dportivo shkruan se po vështirësohet arritja e marrëveshjes me Ajaxin për mbrojtësin e talentuar.

“Mino Raiola është pengesa kryesore për të arritur te De Ligt”, thuhet në artikullin e publikuar nga gazeta e afërt me klubin katalunas.

Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Menaxheri njohur mësohet se kusht paraprak e ka komisionin prej 10 milionë eurove për të transferimin e talentit holandez.

Drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë si kërkesë banale dhe jashtë logjikës së transferimit.

Carmine Raiola. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Matthijs De Ligt, është 20 vjeç dhe është kthyer në njërin prej mbrojtëseve më të kërkuar në Evropë.

Ai vlerësohet 70 milionë euro, ndërsa kontrata me Ajaxin i përfundon në 30 qershor të vitit 2021. /Telegrafi/