Mino Raiola ia ofron Barcelonës mesfushorin Pogba

E publikuar: 14/07/2018 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Pogba është ofruar te gjiganti spanjoll, Barcelona, nga agjenti i tij Mino Raiola.

Mesfushori francez u transferua para dy sezonesh te Djajtë e Kuq për një shifër rekord botëror mbi 100 milionë euro.

Viti i tij i parë ishte mahnitës duke ndihmuar Unitedin të fitojë tre trofe, ndërsa në të dytin dështojë ashtu sikurse edhe klubi që nuk fitoi asgjë.

E ardhmja e tij që nga transferimi në Old Trafford ka qenë shumë e përfolur dhe ende thuhen thashetheme rreth vazhdimit apo jo me Unitedin.

Paul Pogba (Getty Images)

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Agjenti i Pogbas, Raiola, e ka tronditur Unitedin duke i ofruar francezin kampionëve të Barcelonës.

Mesfushori po shijon një Kupë Botërore mbresëlënëse dhe ka ndihmuar Francën në finale të turneut, me Raiolan që kanë përcjellë dëshirën e 25-vjeçarin për të lënë Unitedin për Barçën.

Pogba duket se është i pakënaqur në Old Trafford nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe agjenti Raiola është i interesuar për të finalizuar lëvizjen e tij në Camp Nou.

Përveç Barcelonës, mesfushori francez është përfolur edhe për një rikthim të mundshëm të ish-skuadra e tij, Juventusi. /Telegrafi/