Minjtë futen në bankomat dhe hanë 13 mijë funte në Indi (Foto)

E publikuar: 23/06/2018 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetëra minj kishin arritur të futen në një bankomat në Indi, duke i ngrënë më shumë se një milion rupee (rreth 13 mijë funte).

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Assam, ndërsa punëtorët e bankës kishin pranuar shumë ankesa nga klientët për mosfunksionimin e bankomatit, dhe në momentin që e kishin hapur e kanë kuptuar se minjtë i kishin ngrënë paratë, transmeton Telegrafi.

“Zyrtarët e bankës kishin pranuar dhjetëra telefonat për mosfunksionim të bankomatit, dhe pasi kishin shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me policinë duke menduar se mund të jetë plaçkitur, e kuptuan se minjtë ishin ata që i kishin ngrënë”, ka deklaruar një zyrtar policor.

Imazhet e publikuara në internet janë shpërndarë në masë të madhe, dhe kanë marrë mijëra pëlqime e komente. /Telegrafi/