Ministrja Reshitaj priti në takim Gabriele Wagner nga zyra e GIZ-it në Sarajevë

E publikuar: 18/12/2017 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka pritur në një takim, Gabriele Wagner nga zyra e GIZ-it në Sarajevë, njëherësh koordinatore e projektit “Open Regional Funds for South East Europe – Biodiversity”.

Në këtë takim u diskutua për disa nga projektet që po realizohen nga MMPH-ja dhe që po përkrahen nga shteti gjerman. Ministrja Reshitaj, falënderoi znj. Wagner dhe GIZ-in që gjithmonë janë shprehur të gatshëm t’i përkrahin projektet konkrete në të mirë të mjedisit dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ministrja Reshitaj shprehu gatishmërinë e saj për t’i shtyrë përpara projektet e nisura dhe ato që priten të nisin.

Me theks të veçantë u diskutua për parqet nacionale, konkretisht për Sharrin si një bukuri natyrore dhe një resurs i turizmit që duhet mbrojtur e menaxhuar mirë.

Wagner e ka njoftuar ministren me projektin “Open Regional Funds for South East Europe – Biodiversity”, një projekt ndërkufitar i cili është duke u realizuar edhe në Kosovë dhe njëherësh përfshinë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Wagner përmendi përparimin e shënuar dhe planet deri në përfundim të projektit.

Ministrja Reshitaj i paraqiti idenë e saj për një takim të përbashkët me ministrat, homolog të rajonit për një bashkëpunim të qëndrueshëm ndër shtetëror në mbrojtjen e mjedisit.

Një iniciativë e tillë u përshëndet nga Wagner dhe e përgëzoi ministren për gatishmërinë dhe përkushtimin që po tregon për një mjedis më të mirë dhe të qëndrueshëm./Infosot/