Ministrja Reshitaj priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi

E publikuar: 20/09/2017 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të Ambasadave të akredituara në Kosovë, sot Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dr. Albena Reshitaj, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi, shkruan infosot.

Ambasadori Minxhozi duke uruar ministren për detyren e re, u shprehë i lumtur që takimin e parë me ministra të Qeverisë së Kosovës po e bënë me Dr. Reshitaj.
Ministrja Reshitaj e njoftojë ambasadorin Minxhozi mbi prioritetet e ministrisë që ajo drejton, duke përfshirë edhe realizimin e projekteve të përbashkëta mes dy shteteve tona, kurse z. Minxhozi prezantojë përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive me 27 Nëntor, me ç’rast u dakorduan që shumë shpejtë të mbahen edhe takime tjera në nivel të grupeve punuese për hartimin e planit të veprimit për realizimin e projekteve të përbashkëta.

Intensifikimi i marrëdhenieve mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të burimeve ujore, mbeturinave, mbrojtjen e lumenjve, planifikimit hapësinor e fusha tjera që lidhen me këtë Ministri ishin çështjet kryesore të diskutimit në këtë takim.