Ministrja italiane: Objekt abuzimesh seksiste prej “paaftësisë gjatë krizës së pandemisë”

29.05.2020 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ministrja italiane: Objekt abuzimesh seksiste prej “paaftësisë gjatë krizës së pandemisë”

Tensionet ende po ziejnë pas më shumë se dy muajsh izolim koronavirusi në Itali, teksa dhe vetë kolegët parlamentarë kanë bërë dje sulme seksiste dhe kërcënime ndaj ministres së arsimit Lucia Azzolina, e cila tashmë mbrohet nga policia.

Senatori i djathtë Giuseppe Moles i grupit Forza Italia paralajmëroi ministren duke i thënë se kredibiliteti është “si virgjëria dhe mund ta humbasësh shumë shpejt”.

Senatorët e zemëruar të partisë 5-Yje të ministres, kërkuan me ngulm që Moles të kërkojë falje.

Gjithashtu zv. ministri italian i shëndetësisë dhe një guvernator rajonal kanë mbrojtje nga policia prej kërcënimeve në lidhje me menaxhimin e tyre të krizës së koronavirusit.

Gjatë seancës së pyetjeve në Senat, Moles akuzoi 37 vjeçaren Azzolina për paaftësi, në një kohë kur zemërimi është shtuar për paralizën në sistemin arsimor të shkaktuar nga kriza e koronavirusit.

Mes të tjerash Moles tha:

“Kemi dëgjuar aq shumë: shkollat po mbyllen, po, shkollat po mbyllen, jo; në prill nxënësit do të kalojnë klasën, në maj do të mbesin në klasë; Në shtator do të nisin mësimin gjysma e nxënësve, gjysma tjetër rri në shtëpi. Ju kujtoj ministre se shkolla kërkon seriozitet dhe kredibilitet, dhe kjo e fundit është si virgjëria: është e thjeshtë ta humbasësh, e vështirë për ta ruajtur dhe e pamundur për ta rifituar”.

Azzolina nuk reagoi ndaj senatorit. Ndryshe nga vende të tjera, Italia ka shtyrë hapjen e shkollave për në shtator.FOTO GALERI1/3

Senatori Giuseppe Moles i grupit Forza Italia paralajmëroi ministren duke i thënë se kredibiliteti është si “virgjëria”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Pas akuzave se është bërë “marionetë e Thaçit”, LDK: Nuk është e vërtetë! keqardhje për këtë gjuhë Vetëvendosjes

Sfidat mbeten të mëdha për një vaksinë antikoronavirus, por shpresa ende vazhdon

Në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç për t’i dhënë fund koronavirusit

Rodgers: Kur kisha  infektimin nga koronavirus, nuk mund të ecja as 10 metra

BE: Të gjithë aktorët politikë të Kosovës ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses

Abrashi i VV’së: Të gjitha opsionet e kundërshtimit të vendimit të GJK’së po i shqyrtojmë

Nuk e mirëpresin qytetarët vendimin e Kushtetueses për dekretin e Presidentit

Në SHBA, Policia arreston gazetarin e CNN gjatë transmetimit ‘live’

Në SHBA, Policia arreston gazetarin e CNN gjatë transmetimit ‘live’

Ministrja italiane: Objekt abuzimesh seksiste prej “paaftësisë gjatë krizës së pandemisë”

Ministrja italiane: Objekt abuzimesh seksiste prej “paaftësisë gjatë krizës së pandemisë”

Murati, Lëvizja për Bashkim: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses, është thirrje për anarki

12 raste të reja me COVID-19, 9 të shëruar

Telekomi mohon se ka dhomë të përgjimeve dhe përgjime të paautorizuara

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut, thotë se shqiptarët e serbët duhet të kenë raporte të mira

Më 15 qershor fluturimi i parë nga Austria në Kosovë

Maqedoni e V.: Të gjithë duan zgjedhje, por nuk pajtohen për datën

Dy vëllezërit nga Gjilani kanë nevojë për trajtim jashtë vendit