Ministrja Hoxha vlerëson lartë bashkëpunimin me Hungarinë në procesin integrues

E publikuar: 13/10/2017 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me ç’rast u diskutua çështja e procesit integrues të Kosovës, të arriturat dhe sfidat e këtij procesi.

Ministrja Hoxha, theksoi se shfaq përkushtimin për dinamizimin e procesit integrues, realizimin e detyrave dhe përgjegjësive institucionale për realizimin sa më të shpejtë të këtij interesi nacional, transmeton infosot.

“Falënderoj ambasadorin Markusz dhe Hungarinë, për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në të gjitha proceset integruese të vendit tonë, njëherësh riktheksoj se në kuadër të këtij procesi, ndihma e Hungarisë për vendin tonë është shumë e mirëseardhur”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha, e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e Kosovës edhe në nismat rajonale dhe integrimin në organizmat ndërkombëtar, si dhe përvojën e Hungarisë për procesin integrues.

Ambasadori Markusz, shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e deritashëm, duke u zotuar se Hungaria do të jetë krah Kosovës në proceset integruese. Ai theksoi se fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi rajonal kanë vlerë të madhe në sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova.

Po ashtu, Ambsadori Markusz, u dakordua me Ministren Hoxha se rruga e vetme e Kosovës është rruga dhe vlerat euro-atlantike. Bashkëpunimi me Hungarinë është me rëndësi për Kosovën dhe se Hungaria do të jetë aleate e Kosovës në këto procese.