Ministrja Hoxha uron 28 nëntorin: Urime, për të ardhme begatë, të ndritur e të sigurt

E publikuar: 28/11/2018 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e 28 nëntorit, ka përgëzuar qytetarët për këtë ditë madhështore “me urimet më të sinqerta, për një të ardhme të begatë, të ndritur dhe të sigurt, për vendin dhe qytetarët tanë brenda vlerave euro-atlantike, gëzuar 28 Nëntorin!”.

Ja postimi i Ministres Hoxha, në rrjetin social:

“Gëzuar 28 Nëntori!

Në këtë ditë madhështore, kujtojmë me nderim të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e vendit, duke promovuar vlerat më sublime humane, të drejtat dhe liritë e njeriut, sundimi i ligjit dhe siguria.

Me urimet më të sinqerta, për një të ardhme të begatë, të ndritur dhe të sigurt, për vendin dhe qytetarët tanë brenda vlerave euro-atlantike, gëzuar 28 Nëntorin!”