Ministrja Haxhiu: Do të ndihmojmë nënat vetushqyese dhe kujdestare të familjes

E publikuar: 25/02/2020 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e shoqatës së nënave vetushqyese në familje, të cilat ballafaqohen me sistemin e drejtësisë dhe nëpërkëmbjen ligjore.

Gjatë këtij takimi Haxhiu është njoftuar nga afër me sfidat dhe problemet të cilat ballafaqohen gratë, pabarazitë dhe neglizhencën ligjore, vendimet e padrejta gjyqësore si dhe diskriminimin e dyfishtë në ndarjen e të drejtës.

Haxhiu është zotuar se do të angazhohet në vazhdimësi, bashkërisht me akterët tjerë relevant, që kësaj kategorie t’i sigurohet barazia para ligjit, respektim të procedurave gjyqësore dhe vendime të drejta e të paanshme nga ana e gjyqësorit.