Ministrja Hajdari dhe bordi i përkohshëm i ‘Trepçës’ paditën nga Basri Ibrahimi

E publikuar: 13/05/2020 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Basri Ibrahimi, ka ushtruar kallëzim penal  në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj ministres Rozeta Hajdari dhe anëtarëve të bordit që e shkarkuan.

Në  dosjen e siguruar nga gazeta “Epoka e re”, duke i’u referuar  nenit 79 paragrafi 1 të  KPPRK-së  ushtrohet kallëzim penal lidhu me,

1) Keqpërdorim i pozitës dhe autoriteti zyrtar

2) Cenim i të  drejtave në  marrëdhënien e punës.

Me 15 prill bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në “Trepçë” ka shkarkuar kryeshefin e kësaj ndërmarrjeje, Basri Ibrahimi.

Ibrahimi e pati cilësuar shkarkimin e tij polik dhe kishte paralajmëruar padi.

Gazetare, Albulena S. MAVRAJ