Ministria synon projekt 5 milionë eurosh për matjen e cilësisë së ajrit, “problemi s’zgjidhet për një ditë”

E publikuar: 09/11/2018 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të parin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Matoshi, problemi me ndotjen e ajrit nuk mund të zgjidhet për një ditë.

Ndonëse në çdo vit çështja e ndotjes së ajrit, sidomos në Prishtinë është problem, Matoshi ka thënë se ky është një problem, zgjidhja e të cilit do kohë.

Në një bisedë në televizionin publik, Matoshi ka thënë se makinat, termocentralet dhe thëngjilli janë shkaktarët e ndotjes së ajrit në Kosovë.

Matoshi ka treguar që sivjet ka një softuer me të cilin po bëhen matje në kohë reale në Prishtinë dhe në qytete të tjera.

“Jemi në përgatitje të një projekti në vlerë 5 milionë euro për matjen e cilësisë së ajrit në tërë territorin”, ka thënë ai.